Home Politike Falsifikimi i dokumentave, Gjykata pushon çështjen për Bashën dhe dy zyrtarët e PD. Ristani: Vendim i drejtë. Halimi: U rrëzuan gjuetitë e shtrigave

Falsifikimi i dokumentave, Gjykata pushon çështjen për Bashën dhe dy zyrtarët e PD. Ristani: Vendim i drejtë. Halimi: U rrëzuan gjuetitë e shtrigave

nga Albina Hoxhaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së lidhur me akuzat për falsifikim dokumentash. Gjyqtari i çështjes Lazer Sallaku, i caktuar me short si gjyqtar paraprak, duhet të vendoste për dërgimin e dosjes në gjyq, kthimin e saj për rihetim apo pushimin e saj. Duke dëgjuar për më shumë se një orë argumentat dhe faktet nga të dyja palët, Sallaku ka vendosur për pushimin e çështjes për mungesë provash. 

I pranishëm në seancë nga të pandehurit ka qënë vetëm ish-sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi zgjodhën që të përfaqësoheshin nga avokatët. Duke rikthyer edhe njëherë në skenë Eduart Halimin, i cili dikur ka qënë deputet i PD-së por që dha dorëheqjen nga mandati për t’ju përkushtuar karrierës së tij si jurist. 

Kryedemokrati Lulzim Basha u morr i pandehur përballë prokurorisë, për një kontratë lobimi prej 675 mijë dollarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një kompanie “Biniatta Trade”, para të hedhura këto në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. 

Arben Ristani, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi, akuzohen për “falsifikim të formualrëve”, pasi nuk kanë deklaruar këto para të përdorura nga PD në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve.  Në rast se prokuroria arrin të bindë gjykatën se Basha dhe dy zyrtarët e PD janë fajtorët, atëherë në bazë të nenit 190/3, ai rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg.  

HISTORIA E LOBIMIT

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!