Home Politike Ktheu paketën ‘anti-shpifje’, Meta reagon sërish: Kohë për të reflektuar

Ktheu paketën ‘anti-shpifje’, Meta reagon sërish: Kohë për të reflektuar

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me mos dekretimin e dy ligjeve të propozuara nga qeveria dhe të miratuar nga Kuvendi që njihet si paketa anti-shpifje. Në një reagim në Facebook, duke iu drejtuar qytetarëve Meta shkruan se liria e shprehjes dhe e drejta e informimit janë të drejta themelore kushtetuese.

Me tej Presidenti shton se Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të lirisë së medias, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare.

“Të dashur qytetarë, Liria e shprehjes, liria e medias dhe e drejta e informimit, përveç se janë të drejta themelore kushtetuese, janë të lidhura ngushtë me parimin e ndërtimit dhe funksionimit të një shteti demokratik. Shqipëria dy vitet e fundit ka një përkeqësim të këtyre treguesve, sipas konkluzioneve të organizatave prestigjoze ndërkombëtare të gazetarëve, si dhe të institucioneve ndërkombëtare që monitorojnë respektimin e lirisë së medias.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!