Home Politike Paketa “Anti Shpifje”/ Balla: Meta e ktheu pas urdhërit të Bashës, Kuvendi do të rrëzojë dekretet e Presidentit

Paketa “Anti Shpifje”/ Balla: Meta e ktheu pas urdhërit të Bashës, Kuvendi do të rrëzojë dekretet e Presidentit

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediet deklaroi se në seancën e parë të Kuvendit do të rrëzohen dekretet e Presidentit Ilir Meta. Ai theksoi më tej se Presidenti Ilir Meta ktheu paketën anti-shpifje  në Kuvend pas urdhërit të Lulzim Bashës.

“Meta pas urdhërit të Lulzim Bashës do të kthente mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet për këtë betejë për shpifjen. Legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet sa më shumë.  Shqipëria ka nderin që të drejtojë OSBE-në, sipas procedurës parlamentare ditën e hënë ardhja e dekreteve i njoftohet  Kuvendit dhe në seancën e parë dekretet e zotit Ilir Meta me dyetyrë President i vendit do të rrëzohen. “, u shpreh Balla.

Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!