Home Politike Kthimi i paketës “Anti-Shpifje”/ ‘Reporterët pa Kufij’ pro vendimit të Metës: Përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median

Kthimi i paketës “Anti-Shpifje”/ ‘Reporterët pa Kufij’ pro vendimit të Metës: Përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median

nga Albina Hoxhaj

Vendimin e Presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të Paketës “Anti-Shpifje” e kanë vlerësuar edhe “Reporterët pa Kufij”. Përmes një mesazhi në “Twitter”, “Reporterët pa Kufij” shprehin vlerësim për këtë vendim të Metës dhe theksojnë se kjo paketë shihet si përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median.

“Reporterët pa Kufij mirëpresin vendimin e Presidentit Të Shqipërisë, Ilir Meta, për të rikthyer në Parlament 2 ligjet e të ashtuquajturës “paketë anti-shpifje”, që shihet si një përpjekje e qeverisë për të kontrolluar median në kundërshtim me Kushtetutën shqiptare dhe Konventat e të Drejtave të Njeriut”, thuhet në reagim.

Një ditë më parë presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend paketën “anti-shpifje” pasi sipas tij,  Kuvendi nuk ka publikuar deri më tani përmbajtjen e akteve ligjore të saj, duke krijuar një mungesë transparence të theksuar përkundrejt publikut. Sipas tij ligji shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik; të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit; standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.  

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!