Home Politike Mbyllet votimi për kreun e PS në Lezhë, fiton kryetari aktual Eduard Ndreca

Mbyllet votimi për kreun e PS në Lezhë, fiton kryetari aktual Eduard Ndreca

nga Albina Hoxhaj

Është mbyllur votimi për kreun e PS në Lezhë. Pas numërimit të votave, fitues ka dalë kryetari aktual Eduard Ndreca, njëherazi kryetar i qarkut.

Ndreca kishte përballë drejtorin e Sigurimeve në qytetin e Lezhës Taulant Malshin. Nga 254 votues gjithsej, 173 vota kanë qenë për Eduard Ndrecën, 65 për Taulant Malshin dhe 6 vota ishin të pavlefshme.

I deleguari për Qarkun e Lezhës Sandër Lleshaj tha se posti nuk ofron ndonjë meritë, por ka një barrë të madhe, pasi stacioni i ri zgjedhor është shumë afër.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!