Home Politike Anduel Tahiraj rizgjidhet në krye të Partisë Socialiste në Vlorë

Anduel Tahiraj rizgjidhet në krye të Partisë Socialiste në Vlorë

nga Albina Hoxhaj

Anduel Tahiraj është rizgjedhur kryetar i degës së PS-së në Vlorë për një mandat të dytë. në garë përballë tij ishte Albana Hodaj. Pas votimit, nga numërimi ka rezultuar se Tahiraj mori 298 vota, ndërsa rivalja e tij 10 vota dhe 15 fletë dolën të pavlefshme, nga 323 anëtarë që morën pjesë.

Pas zgjedhjeve për kryetarin, do të bëhen edhe për të gjitha forumet dhe strukturat e partisë në Vlorë. Në fillim të këtij procesi zgjedhor foli Damian Gjiknuri i cili u shpreh se këto zgjedhje janë transparente dhe brenda procedurave të statutit.

Figura e Tahiraj është e vlerësuar në rrethin e Socialistëve të Vlorës për faktin e afrimit të të rinjve në strukturat e Partisë Socialiste si dhe krijimin e unitetit dhe me brezin e “veteranëve ” të PS.

Tahiraj është vlerësuar dhe nga kryeministri Rama për punën e bërë vitet e fundit brenda stukturave të PS . Partia Socialiste vijon zgjedhjet brenda degëve në të gjitha rrethet, teksa në 29 shkurt është Kongresi.

Lajme te ngjashme