Home Politike Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje”

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje”

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Meta dekreton kthimin për rishqyrtim në Kuvend të paketës “anti-shpifje”. Meta aegumenton se ky ligj shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik, shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimi, është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, si dhe shkel standardet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PRESIDENTI

D E K R E T

PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 91/2019

“PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 97/2013
“PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të ligjit nr. 91/2019, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, me qëllim rishikimin sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.

Nr. Dekreti 11413
Tiranë, më 11.01.2020

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

                ILIR META

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!