Home Aktualitet Terminali i autobusëve të Jugut dhe Veriut zhvendoset tek ‘Kthesa e Kamzës’, shpërndarje në 53 destinacione

Terminali i autobusëve të Jugut dhe Veriut zhvendoset tek ‘Kthesa e Kamzës’, shpërndarje në 53 destinacione

nga Albina Hoxhaj

Nga dita e sotme e në vazhdim terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut do të jetë tek zona e njohur si ‘Kthesa e Kamzës’.

Zhvendosja e terminalit është bërë menjëherë pas rinisjes së punimeve për projektin e ‘Unazës së Re’ pas aksioneve të IKMT për prishjen e banesave pa leje.

Pas njoftimit të kryebashkiakut Erion Veliaj gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak, mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të veriut janë vendosur terminalin e ri provizor.  

Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë Bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes transportit urban. Tani terminali i ri do të jenë në shërbim të 43 linjave të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut.

Zhvendosja e terminalit ishte parashikuar që të bëhej më 3 janar por vijimi i punimeve në të kanë bërë që data të shtyhej për sot. 

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!