Home Politike Klevis Balliu publikon videon: Si u devijua lumi Lana për kompleksin e trafikantit Edmond Bego

Klevis Balliu publikon videon: Si u devijua lumi Lana për kompleksin e trafikantit Edmond Bego

nga Albina Hoxhaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka publikuar një denoncim me video në rrjetet sociale. Sipas Balliut, pamjet tregojnë se si është devijuar edhe lumi i Lanës për t’i hapur rrugë ndërtimit të komplkesit të Edmond Begos. Sipas ish-deputetit të PD-së, Bego është një trafikant dhe miku i Taulant Ballës gjithashtu.

Taulant Balla, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj dhe këdo përgjegjës tjetër për vjedhjen e 40 milion euro tek Unaza e Re, do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Nuk ka zhvillim të ngritur mbi vjedhjen dhe shkatërrimin e pronës pa dëmshpërblim. Ka vetëm pasurim të një grushti qeveritarësh, oligarkësh dhe kriminelësh të babëzitur, si Edmond Bego, trafikanti i drogës, miku i Taulant Ballës. Për kompleksin 60 milionë euro të trafikantit të drogës, u zhvendos edhe Lana. NE NUK HARROJMË! Krimet e kësaj qeverie, oligarkëve dhe kriminelëve të tyre që vjedhin shqiptarët nuk kanë për t’u amnistuar!”- shkruan Balliu krahas videos.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!