Home Politike Dita e Republikës, Manjani: Shpresoj që familja mbretërore të ketë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë

Dita e Republikës, Manjani: Shpresoj që familja mbretërore të ketë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë

nga Albina Hoxhaj

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani përmes një reagimi në ‘Facebook’ pohoi se pavarësisht faktit që sot është dita e Republikës, deri më tani nuk është bërë asnjë aktivitet.

REAGIMI I MANJANIT
Meqë ra fjala, ende sot është dita e Republikës. Nuk ka një ditë tjetër zyrtare për Republikën, siç me të drejtë thotë Luan Rama. Ndaj mbetet kjo që është. Emërtesa e Republikës mund të jetë e ndryshme sipas politikës që sundon, por Republika si formë juridiko- qeverisje, duhet të ketë një datë zyrtare. E momentit është ende 11 janari.
Shpresoj që përfaqësues të familjes mbretërore të kenë përgatitur ndonjë aktivitet, se këta të Republikës kanë shumë punë…!

Po që betohen për Republikë e për Kushtetutë!!!

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!