Home Politike Tërmeti/ Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, Rama takon ministrin turk

Tërmeti/ Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia, Rama takon ministrin turk

nga Albina Hoxhaj

Firmoset marrëveshja për ndërtimin e 500 banesave nga Turqia.Ministri turk Murat Kurum ndodhet në Shqipëri për marrëveshjen, ku dhe është takuar me kryeministrin Edi Rama, ky ku i fundit e falenderoi për bashkëpunimin e kësaj marrëveshjeje. Kreu i qeverisë tha se jemi në fazën e dytë të  këtij projekti, në atë të nënshkrimit.

“Jemi në fazën e dytë të këtij projekti, në fazën e nënshkrimit. Është një program kompleks ku të dyja palët do të ndajnë punët dje do të arrijnë të jenë një nga shembujt kuptimplotë të këtij programi. Ndërtimi do të nisë në zonën e Laçit.”Si dhe është bërë e ditur dje gjatë një konference për shtyp tani jemi në fazën e dytë të këtij projekti dhe kemi ardhur në fazën e nënshkrimit të këtij bashkëpunimi. Janë 500 njësi të reja banimi që do ndërtohen nga miqtë e ardhur nga Turqia me porosi të presidentin Erdogan në zonën e Laçit që njerëzit të kthehen në shtëpi më të mira se ato që kanë pasur. Ky është zëvendësimi i godina të rrënuara dhe do të jetë një transformim i rëndësishëm i gjithë situatës urbane. Agjencia e angazhuar për këto 500 njësi, do vazhdojmë me një plan zhvillimi për të gjithë infrastrukturës. I japim zgjidhje edhe përmbytjeve në zonën e Laçit. Të dyja palët do ndajnë punën dhe në një kohë të shkurtër do krijojmë në shembull.  E falenderoj me shumë mirënjohje ministrin dhe gjithë delegacionin që ka ardhur bashkë me të dhe përfaqësues të specializuar në programin e ndërtimeve me karakter social në Turqi”, tha Rama.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!