Home Aktualitet Pamjet e vrasjes në Rrëshen, Lleshaj kritika mediave: E transmetuan qindra herë, sikur po na bënin kurs për snajper

Pamjet e vrasjes në Rrëshen, Lleshaj kritika mediave: E transmetuan qindra herë, sikur po na bënin kurs për snajper

nga Albina Hoxhaj

Dy ditë pasi u publikuan pamjet ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka shprehur pakënaqësinë me mediat, që ritransmetuan këto pamje. Gjatë një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Lleshaj, duke harruar misionin e medias për të informuar publikun, zgjodhi t’i kritikojë ato.

“Po shikoja në media videon e vrasjes në Rrëshen, e kanë transmetuar qindra herë.  A thua se po na bënin kurs për snajper? Se në shkollën për snajper bëhet ato gjëra, që thonë këndi i snajperit, jo forca e goditjes,“-tha Lleshaj,  teksa nuk i ka dhënë ende publikut një përgjigjie për rritjen e kriminalitetit në vend, apo edhe për faktin se pavarësisht se vrasja ndodhi nën hundën e policisë, vetëm pak larg Komisariatit në Rrëshen, snajperisti ia doli t’ja mbathte pa i hyrë gjembë në këmbë.  

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhi disa ditë më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë  biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!