Home Shendet Çfarë është meningokoku, cilat janë simptomat

Çfarë është meningokoku, cilat janë simptomat

nga Albina Hoxhaj

Vdekja e një 27-vjeçari nga meningjiti alarmoi jo pak qytetarë në lidhje me rrezikun e përhapjes së kësaj sëmundjeje. Pas vdekjes së 27-vjeçarit Mariglen Mestani, në disa media u raportua për 3 të infektuar të tjerë me këtë sëmundje. Rasti e detyroi shefen e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, të dalë në një deklaratë për shtyp, gjatë të cilës u shpreh se meningjiti nuk është infeksion i përhapur në vend.

Raste të infektuara nga meningjiti kemi çdo vit, por nuk kemi epidemi. Nuk ka asnjë vend për shqetësim dhe panik. Nuk kemi epidemi. Është një infeksion i rëndë fatal që evoluon shumë shpejt. Kjo është arsyeja që ai person të ketë pësuar një fat të keq, pavarësisht mjekimit. Janë marrë masa të caktuara. Nuk ka rrezik. Kanë përdorur antibiotikë për personat që preken”, tha Silva Bino.

Çfarë është meningjiti?

Meningokokokemia është një infeksion i rrallë që shkaktohet nga bakteri Neisseria meningitidis. Ky është i njëjti lloj bakteri që shkakton meningjit.

Kur bakteri infekton membranën që mbulon trurin dhe palcën kurrizore, quhet meningjit. Kur infeksioni mbetet në gjak, por nuk infekton trurin ose palcën kurrizore, quhet meningokokemi.

Mundet që pacienti i prekur t’i ketë të dyja sëmundjet, pra meningjitin dhe meningokokeminë. Në këtë rast, bakteret shfaqen së pari në qarkullimin e gjakut dhe pastaj kalojnë në tru.

Bakteri Neisseria meningitidis është i zakonshëm në traktin e sipërm të frymëmarrjes dhe nuk shkakton domosdoshmërisht sëmundje. Cilido mund të preket nga meningokokemia, por më të prirë janë foshnjat, fëmijët dhe të rriturit në moshë të re.

Infeksioni i shkaktuar nga Neisseria meningitidis, pavarësisht nëse bëhet meningjit apo meningokokemi, konsiderohet urgjencë mjekësore dhe kërkon kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Shkaqet e meningokokemisë

Rreth gjysma e numrit të rasteve me meningokok janë fëmijë nën 4 vjeç. Kjo shifër përfshin edhe meningjitin, edhe meningokeminë.

Njerëzit janë më të prirë për t’u prekur nëse ata bëhen pjesë e një grupi të ri për të jetuar, si p.sh. një konvikt. Në raste të tilla, mjekët këshillojnë vaksinimin paraprak.

Rreziku për t’u prekur shtohet edhe nëse ke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një preson të prekur.

Simptomat

Ato më të zakonshmet janë: ethe, dhimbje koke, acarim të lëkurës, të përziera, irritim, antkh. Ndërsa sëmundja përparon, simtpomat rëndohen. Ato mund të përfshijnë: mpiksje gjaku, hemorragji nën lëkurë, letargji, shok.

Diagnostikimi

Meningokemia zakonisht diagnostikohet zakonisht përmes analizës së gjakut. Një kulturë e mostrës së marrë të gjakut jep përgjigjen për praninë ose jo të bakterit në të.

Si trajtohet meningokokemia?

Meningokokokemia duhet të trajtohet urgjentisht. I prekuri shtrohet në spital dhe me shumë gjasa izolohet për të ndaluar përhapjen e bakterit. Trajtimi nis me antibiotikë përmes injeksioneve në vena, për të fituar kohë.

Trajtimet e tjera varen nga simptomat që ka pacienti. Nëse kai vështirësi në frymëmarrje, i jepet oksigjen. Nëse ka tension të ulët, trajtohet me ilaçe si  fludrocortisone dhe midodrine.

Meningokokokemia mund të çojë në çrregullime të gjakderdhjes. Nëse kjo ndodh, mjeku mund t’ju japë terapi për zëvendësimin e trombociteve.

Në disa raste, mjeku rekomandon që njerëzit me të cilët i sëmuri ka qenë të kontakt të marrin trajtim profilaktik. Kjo mund të parandalojë që ata të zhvillojnë sëmundjen.

Komplikacionet e rënda

Meningokokokemia mund të ndikojë në aftësinë e mpiksjes së gjakut tuaj, duke çuar në çrregullime të gjakderdhjes. Kjo mund të ndodhë edhe nëse jeni prekur nga meningjiti. Komplikimet që lidhen me meningjitin përfshijnë humbjen e dëgjimit, dëmtimin e trurit dhe gangrenën. Në disa raste, meningjiti mund të jetë vdekjeprurës.

Si mund të parandalohet meningokokemia?

Higjiena e shëndetshme mund ta zvogëlojë rrezikun e infeksionit. Kjo përfshin larjen e duarve plotësisht dhe mbulimin e gojës dhe hundës kur teshtini dhe kollitni. Një masë tjetër është shmangia e njerëzve që kolliten, teshtijnë ose tregojnë shenja të tjera të sëmundjes. Po ashtu, nuk duhen ndarë sendet personale me njerëzit që janë të sëmurë. Kjo do të thotë të mos ndash asgjë që bie në kontakt me gojën, përveç nëse është larë pasi është përdorur për herë të fundit.

Nëse jeni të ekspozuar ndaj një personi të infektuar, mjeku mund të rekomandojë antibiotikë parandalues. Kjo do të zvogëlojë shanset për të marrë sëmundjen.

Mjeku juaj mund të rekomandojë një vaksinim. Në SHBA ka tre lloje vaksinimi. Ky i fundit rekomandohet për ata me rrezik të rritur nga infeksioni, të tilla si adoleshentë, studentë kolegjesh, ose njerëz hyjnë në jetesën në grup për herë të parë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!