Home Aktualitet Përleshje e egër mes të burgosurve në Greqi, të përfshirë shqiptarë, grekë e afganë

Përleshje e egër mes të burgosurve në Greqi, të përfshirë shqiptarë, grekë e afganë

nga Albina Hoxhaj

Një përleshje e egër mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e të miturve në Avlona pak para mesditës të së premtes.

Në përleshje janë përfshirë shqiptarë, grekë dhe afganë. Sherri ndodhi në bodrumin e burgut. Arsyeja e përplasjes mes të burgosurve ende nuk dihet, shkruajnë mediat helene.
Gjithsej nëntë të burgosur kanë marrë plagë, ndërsa dy janë dërguar në spital, në një gjendje më të rëndë. Pas sherrit, të burgosurit i rikthyen në qelitë e tyre.

Të burgosurit përdorën objekte të ndryshme, dhe shkaqet e përplasjes nuk janë sqaruar ende. Bëhet me dije se në mëngjes ishte bërë një kontroll nëpër qeli e ky gjest kishte provokuar zemërim midis të burgosurve të rinj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!