Home Bota “Do ndihmojmë në ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit”, Presidentja e KE: Do bëjmë të pamundurën

“Do ndihmojmë në ndërtimin e Shqipërisë pas tërmetit”, Presidentja e KE: Do bëjmë të pamundurën

nga Albina Hoxhaj

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen shpreh mbështetjen e saj për të ndihmuar në rimbëkëmbjen e Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrimtarë të 26 nëntorit. Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kroacisë, vend i cili mban presidencën e radhës të BE, Ursula von der Leyen tha se muajt e ardhshëm do të jenë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor.

“Samiti i Zagrebit do të jetë mjaft irëndësishëm sa i përket procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Na duhet ende të bëjmë shumë punë. Do të punojmë për një metodologji për ta çuar përpara procesin e zgjerimit dhe për të përmirësuar procesin e pranimit.

Jam e bindur që kjo nuk do të na pengojë për të avancuar me procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Iu kemi kërkuar shumë këtyre vendeve dhe tashmë ata i kanë plotësuar kriteret, ndaj tashmë duhet që ne të mbajmë premtimet tona.”- tha ajo.

Ndër të tjera Ursula von der Leyen njoftoi se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të mbahet më 17 shkurt.

“Bashkimi Evropian është i lumtur të deklarojë se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të zhvillohet më 17 shkurt, pas tërmetit tragjik që goditi Shqipëinë. Duam ta ndihmojmë Shqipërinë në fazën e rindërtimit.” u shpreh Ursula von der Leyen.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!