Home Politike Kosovë, përfundon takimi Kurti-Mustafa

Kosovë, përfundon takimi Kurti-Mustafa

nga Albina Hoxhaj

Ka përfunduar takimi i Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Liderët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike kanë përfunduar pak minuta më parë diskutimet që zgjatën rreth dy orë.

Ende nuk dihet nëse është arritur marrëveshja për krijimin e koalicionit qeverisës. Pritet që nga dy partitë të dalin dhe të komunikojnë për zhvillimet në takim.

Përpara nisjes së takimit, Mustafa  duke hyrë në Kuvend i ka thënë mediave se po mundohen të arrijnë marrëveshjen. Edhe Kurti deklaroi përpara takimit me Mustafën se do të përpiqej për marrëveshjen.

Lajme te ngjashme