Home Bota Tridhjetë ditë paraburgim për gruan që doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian

Tridhjetë ditë paraburgim për gruan që doli kundër vrasjes së gjeneralit iranian

nga Albina Hoxhaj

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar 30 ditë paraburgim, Ikballe Berisha-Hudutit, e cila u arrestua nën dyshimet për shtytje në kryerjen e veprave terroriste.

“Ekziston dyshimi i bazuar se e pandehura I.H ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, ku dëshmohet postimi i të pandehurës në rrjetin social Facebook, e me të cilat postime është bërë shtytje në kryerjen e veprave terroriste”, thuhet në njoftimin e Gjykatës, në të cilin nuk bëhet i ditur identiteti i plotë i të pandehurës.

Gjykata, në njoftimthotëse “ekziston frika e bazuar se po që se e pandehura do të mbrohet në liri mund të arratiset për ti ikur përgjegjësisë penale para së cilës ndodhet”.

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës e kishte arrestuar Ikballe Berisha-Hudutin, pasi e njëjta përmes rrjeteve sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, gjatë një sulmi me dron nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ikballe Berisha-Huduti, përmes një serie postimesh në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, kishte shprehur pikëpamjet e saj lidhur me vrasjen e Soleimanit, të cilin e kishte përshkruar si “njeri madhështor”.

Berisha-Huduti në njërin nga postimet në rrjetin social Facebook, kishte kritikuar Uashingtonin, pasi forcat amerikane vranë gjeneralin iranian, më 3 janar.

“Duke vrarë të zotin e shtëpisë, ju keni vrarë të gjithë familjen, andaj hakmarrja është e obligueshme, por nuk ka kufi”, ka shkruar Berisha-Huduti.

Postimi duket se është fshirë pas raportimeve nga mediat vendore në Kosovë.

Ajo kishte paralajmëruar padi ndaj mediave që e kishin cituar atë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!