Home Politike Meta takon Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z.Fabrizio Bucci: Mirëpresim investitorë italianë

Meta takon Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z.Fabrizio Bucci: Mirëpresim investitorë italianë

nga Albina Hoxhaj

Presidenti Meta: Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik. Mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z.Fabrizio Bucci, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij shumë të rëndësishme në Tiranë, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se “mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri”.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendin tonë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe besimin për vijimin e asistencës italiane edhe për rehabilitimin e zonave të prekura nga tërmeti.

“Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, – tha Presidenti Meta, “janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali”.

Kreu i Shtetit inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!