Home Politike Kryeministri Piktor

Kryeministri Piktor

nga Albina Hoxhaj

Kryeministri Piktor ne Jete dhe Qeverisje! Edhe me skeptiku ndaj artit te Rames ka filluar te besoje tek ky i fundit.

Edhe ata qe nuk jane marre kurre me art po ndiejne cdo dite e me shume penelin e forte te Kryeministrit! I cili se fundmi ka filluar te shtoje ngjyrat e forta te erreta ne telajon mbarekombetare. I gjithe vendi eshte kthyer ne nje ekspozite kombetare arti eksperimental qe teston nervin e audiences. Ata me te dobetit zgjedhin te mos i shohin veprat e tij, por te largohen, larg, shume larg prej ketu, sidomos ne Gjermani.

Thone se edhe Kancelarja Merkel ka filluar te habitet “Nga kush, nga çfare ia mbathin shqiptaret???” 

Rama iku si piktor ne Gjermani dhe si piktor u kthye. Berisha: Rama shkon per ekspozite jo per negociata, per zhgarravinat e veta jo per interesat e shqiptareve. Meta: Rames do ti jap me 18 Tetor medaljen e urdhrit te ‘ Skenderbeut ‘. Viziten e ardhshme Ramen ne Europe do e shohim jo vetem si Piktor por dhe si Skenderbe, pra si kalores te Rilindjes. Do zoti heren tjeter ne Gjermani ose Bruksel nuk merr me vete perveç pikturave ( zhgarravinave ) dhe shpaten me te cilen ka prere kokat e PS duke mbrojtur ato te Rilindjes.

Lajme te ngjashme