Home Aktualitet Humbi toruan dhe goditi një besimtare, Papa Françesku i kthehet murgeshës: “Do të puth por mos më kafsho”

Humbi toruan dhe goditi një besimtare, Papa Françesku i kthehet murgeshës: “Do të puth por mos më kafsho”

nga Albina Hoxhaj

 Një javë pasi kreu reagimin befasues kundrejt një gruaje që i tërhoqi dorën me forcë, Papa Françesku ka lëshuar perlën e radhës. Pas festës tradicionale të Vitit të Ri në sheshin e Shën Pjetrit dhe udhëtimeve nëpër botë, Papa u rikthye ditën e djeshme në Vatikan, ku parakaloi mes turmës së besimtarëve.

Para fillimit të fjalimit të tij në sallën e Paul VI në Vatikan, kaloi midis skenës në këmbë, ku u përshëndet nga një turmë e brohoritje besnike.

Në mesin e turmës ishte një murgeshë shumë entuziaste që kërkonte të takonte kreun e Kishës.

Pas situatës së pakëndshme që kaloi disa ditë më parë, Papa Françesku me frikë i tha murgeshës: “Kam frikë! Ju kafshoni! Do të të jap puthjen, por mos më kafsho”.

Më pas Papa Françesku përshëndeti dhe murgeshat e tjera të pranishme, duke e kaluar situatën me humor.  

Pak javë më parë videoja e Papa Françeskut kur godiste dorën e një gruaje, teksa uronte pelegrinët që po qëndronin në sheshin “Shën Pjetër” gjatë natës së ndërrimit të viteve ka marrë dhenë. Pak pas gjestit Ati i Shenjtë ka kërkuar ndjesë publike për veprimin e shumëpërfolur. Me sa duket takimet me turmat e besimtarëve, tashmë qenkan kthyer në një makth për Papa Françeskun. /open/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!