Home Bota Gafa e madhe e televizionit austriak/ Vendos titrat e telenovelës gjermane, gjatë ceremonisë së betimit të kancelarit Sebastian Kurz

Gafa e madhe e televizionit austriak/ Vendos titrat e telenovelës gjermane, gjatë ceremonisë së betimit të kancelarit Sebastian Kurz

nga Albina Hoxhaj

Televizonet në botë sado që të jenë të zhvilluar dhe më të fuqishmit duke konkuruar me njëri-tjetrin ndodh që të bëjnë edhe gabime apo gafa të pafalshme.

Teksa televizioni austriak ka nxjerrë në ritransmetim betimin e kacelarit Sebastian Kurz, në vend të përshkrimit të saktë ka vendosur titrat  e një telenovele.

Kjo video është bërë virale në rrjetet sociale dhe në të gjitha mediat  ndërkombëtare, ku “ORF” televizioni publik në Austri bëri gafën e madhe  duke vendosur titrat e një telenovele gjermane gjatë ceremonisë.

Kutjojmë që ceremonia e kancelarit austriak, Sebastian Kurz u mbajt të martën. Ndërsa krahas videos gambisht shkruhej: Faleminderit babi.

Më pas televizioni bëri menjëherë ndryshimin e nevojshëm dhe deklaroi se nuk ka për të ndodhur më diçka e tillë. /bloomberg /

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!