Home Aktualitet Unaza e Re/ IKMT nis shembjen e 5 objekteve në zonën e Astirit, FNSH rrethon zonën, asnjë incident

Unaza e Re/ IKMT nis shembjen e 5 objekteve në zonën e Astirit, FNSH rrethon zonën, asnjë incident

nga Albina Hoxhaj

Tiranë-Mëngjesin e sotëm, që në orën 06:00 Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur  punën për shembjen e 5 objekteve në zonën e Astirit. Ndërsa 1 tjetër pritettë shembet ditën e nesërme me shpërthim të kontrolluar.

Po kështu është bllokuar në të dyja krahët aksi rrugor nga “Sheshi Shqiponja” deri tek Pallati me “Shigjeta” dhe ka krijuar një trafik të rënduar që në orët e para të mëngjesit.

Ndryshe nga herët e tjera, deri më tani nuk është shënuar asnjë incident pasi nuk ka pasur asnjë rezistencë nga banorët e zonës së Astirit. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta të Policisë Bashkiake dhe FNSH-së.  

Në muajin nëntor në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët u shprehëm se pas prishjes së ndërtesave, ata janë në qiell të hapur dhe për këtë akuzuan qeverinë Rama.

Lajme te ngjashme