Vendimi drastik, Princi Harry dhe Meghan Markle largohen nga familja mbretërore: Do punojmë, të jemi të pavarur

Read Time:1 Minute, 11 Second

Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle kanë vendosur të dalin jashtë familjes mbretërore në mënyrë që të punojnë dhe të bëhen të pavarur financiarisht. Këtë lajm e ka bërë të ditur gazetari britanik, me anë të një statusi në rrjetet sociale.

Ne synojmë të tërhiqemi si ‘anëtarë të lartë’ të familjes mbretërore dhe do të punojmë për t’u bërë të pavarur financiarisht, duke vazhduar të mbështesim plotësisht Mbretëreshën. Tani planifikojmë të ekuilibrojmë kohën tonë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut, duke vazhduar të respektojmë detyrën tonë ndaj Mbretëreshës dhe Komonuelthit. Ky ekuilibër gjeografik do të na mundësojë të rrisim djalin tonë me një vlerësim për traditën mbretërore në të cilën ai lindi, duke i siguruar gjithashtu familjes tonë hapësirën për t’u përqëndruar në kapitullin tjetër, përfshirë këtu edhe fillimin e entitetit tonë të ri bamirës. Ne mezi presim të ndajmë detajet e plota të këtij hapi tjetër emocionues në kohën e duhur, ndërkohë që vazhdojmë të bashkëpunojmë me Mbretëreshën, Princin e Uellsit, Dukën e Kembrixhit dhe të gjitha palët përkatëse. Deri atëherë, ju lutemi pranoni falënderimet tona më të thella për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”– thuhet në letrën e publikuar nga britaniku, e shkruar nga Markle.

Prince Harry dhe Meghan Markle u martuan më 19 maj të 2018-s dhe janë prindër të një djali. Vetë Markle ka pasur shumë herë përplasje me Mbretëreshën dhe me familjen e saj.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Përfaqësuese e Shqipërisë në OSBE, Rama propozon nusen e Fatmir Mediut në postin e rëndësishëm
Next post Kryeministri grek takon Trump, i flet për kushtet ndaj Shqipërisë: Kemi minoritet në Shqipëri, s’pranojmë që të mos respektohen, ia bëra të qartë Ramës…