Home Aktualitet Deportimi i gulenistit/ Raporteri gjerman i KiE-s paralajmëron: Shqipëria mund të gjobitet dhjetra mijë euro për Harun Çelik

Deportimi i gulenistit/ Raporteri gjerman i KiE-s paralajmëron: Shqipëria mund të gjobitet dhjetra mijë euro për Harun Çelik

nga Albina Hoxhaj

Raporteri gjerman për Shqipërinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Andrej Hunko ka komentuar ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik drejt vendlindjes. Hunko tha se për ekstradimin e ‘gylenistit’ vendi ynë mund të gjobitet dhjetra mijë euro duke dhënë edhe shembujt e vendeve të tjera.

“Në përgjithësi unë jam shumë i shqetësuar për metodat që po përdor Turqia për të ekstraduar persona nga shtete të tjera. Kemi edhe rastin e Moldavisë ku ekstradimi u shpall në shkelje të konventës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ( Gjykata e Strasburgut) dhe Moldavia u detyrua të paguajë gjobë 25 000 € për çdo person. Fakti që je gylenist nuk është shkak ligjor për ekstradim në Turqi. Kështu e shohim këtë çështje në Gjermani,” u shpreh ai.

Dosja.al raportoi ekskluzivisht deportimin e 41-vjeçarit, Harun Çelik drejt Turqisë. Harun Çelik, u dërgua në Turqi, megjithëse ai nuk është në kërkim ndërkombëtar. Mësuesi Harun Çelik, u arrestua në muajin korrik në aeroportin e Rinasit, pasi iu gjet një vizë kanadeze, e cila pas kontrollit rezultoi se ishte e falsifikuar.  

 Turku, u dënua nga gjykata me 5 muaj burg, dënim që Çelik, me profesion mësues e vuajti në burgun 302 në Tiranë. Ndërsa dje ai u mor dhe u dërgua direkt e për në Rinas, për t’a ekstraduar në Turqi, ndërsa policia shqiptare pohon jozyrtarisht, se ekstradimi është kryer konform procedurave duke mohuar azilin.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!