Home Politike Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Venecia dërgon delegacionin në Tiranë: Takojmë palët në fillim të shkurtit

Ngërçi me Gjykatën Kushtetuese, Venecia dërgon delegacionin në Tiranë: Takojmë palët në fillim të shkurtit

nga Albina Hoxhaj

Komisioni i Venecias pasi pranoi kërkesën e Kuvendit të Shqipërisë për të shqyrtuar kërkesën për dhënien e një opinioni për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ka vendosur që të dërgojë dhe një delegacion në Tiranë.

Sipas informacioneve mësohet se një delegacion i Venecias do të mbërrijë shumë shpejt në Tiranë, ku do të takohet me palët e përfshira në konflikt për të marrë prej tyre  të dhëna që në fund do të  përdoren për opinionin përfundimtar.  

Në një reagim sot Komisioni i Venecias nëpërmjet zyrës së shtypit është shprehur se vizita e delegacionit do të bëhet në fillim të muajit shkurt, pasi të jenë bërë dhe vlerësimet parapreke të kërkesës së Kuvendit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!