Home Kronike E grabitën, e lidhën dhe e hodhën në rezervuar/ Flet kunati i Drita Saliaj: Ishin djem të këqij, kanë vjedhur dhe në shtëpinë time

E grabitën, e lidhën dhe e hodhën në rezervuar/ Flet kunati i Drita Saliaj: Ishin djem të këqij, kanë vjedhur dhe në shtëpinë time

nga Albina Hoxhaj

Një krim makabër ka tronditur dje Ballshin. 51-vjeçarja Drita Saliaj është grabitur dhe më pas është lidhur me litar dhe është hedhur në rezervuar nga nip i burrit dhe dy shokët e tij, përkatësisht dy 16-vjeçarë dhe një 26 vjeç.

Sot ka mbërritur në fshatin Gjerbës të Mallakastrës kunati i viktimës Mitat Saliaj. Ai ka qenë në Greqi dhe është kthyer sapo ka mësuar lajmin. Kunati ka gjithashtu një shtëpi në këtë fshat e cila është grabitur dhe dyshohet se nga po të njëjtët autorë të vrasjes së 51-vjeçares.

Në një prononcim për gazetarin Ervis Kuci, kunati i viktimës tregon se nipi ka qenë djalë i keq dhe se të atin e ka në burg.

“Unë isha tek djali në Greqi. E kam kunatë Dritën. Erdha të hapja derën, e kanë shqyer derën, e kanë grabitur. Kisha gjëra në shtëpi, motorsharra, korrëse bari, mbi 2-3 milionë gjëra kisha. Se di akoma çfarë kanë marrë. Kur isha në Shqipëri vija çdo 2 javë.
Edhe mund të jenë ata djem. Ky nipi nuk ka qenë djalë i mirë. Të tërë këta që kanë bërë këtë gjë ashtu kanë qenë. Çun i keq, drogë e të gjitha gjërat i ka bërë. Të atin e ka brenda”, deklaroi Mitat Saliaj.

51-vjeçarja, e cila u grabit, u torturua dhe më pas u mbyt në rezervuarin e fshatit Gjerbës e lidhur nga tre autorët më 5 janar, u gjet dje nga polumbarët dhe sot do të përcillet në banesën e fundit. Autorët e dyshuar të ngjarjes të arrestuar nga policia janë Luis Saliaj, 16 vjeç (nipi), Ervis Zotkaj, 26 vjeç dhe S. Sh., 16 vjeç. /BW/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!