Home Bota Irani sulmon 2 baza të forcave amerikane në Irak, hedh 35 raketa balistike. Raportohet për 35 të vdekur

Irani sulmon 2 baza të forcave amerikane në Irak, hedh 35 raketa balistike. Raportohet për 35 të vdekur

nga Albina Hoxhaj

Të paktën dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak janë goditur nga 35 raketa balistike, sipas Departamentit të Mbrojtjes të SHBA.

Televizioni shtetëror iranian thotë se sulmi është si një hakmarrje, pasi komandanti i lartë i vendit Qasem Soleimani u vra në një sulm me dron në Bagdad, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.

Pentagoni thotë se dy bazaat e sumuara ishin në Irbil dhe në Al-Asad. Tgcom shkruan se deri me tani raportohet për 80 viktima si dhe mbi 200 të plagosur, ndërsa thuhet se nuk janë nga radhët e ushtrisë amerikane.

Ndërkohë, menjëherë  zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë reagoi për situatën në Irak.

Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e sulmeve ndaj objekteve amerikane në Irak. Presidenti është informuar dhe po monitoron nga afër situatën dhe po këshillohet me ekipin e tij të sigurisë kombëtare,” tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham në një deklaratë.

Gjithashtu, për ngjarjen reagoi dhe Garda Revolucionare e Iranit duke thënë se sulmi ishte si një hakmarrje për vdekjen e Soleimani të premten e kaluar.

Ne po paralajmërojmë të gjithë aleatët amerikanë, të cilët i dhanë bazat e tyre ushtrisë së saj terroriste, se çdo territor që është pika fillestare e veprimeve agresive kundër Iranit do të jetë në shënjestër,” tha ajo përmes një deklarate të mbartur nga agjensia shtetërore e Iranit, IRNA.

Lajme te ngjashme