Home Kronike “O të zhduken si fis, o vetëgjyqësi”, flet kunata e gruas së masakruar në Mallakastër: Familjet kanë pasur konflikte, shteti të ndërhyjë

“O të zhduken si fis, o vetëgjyqësi”, flet kunata e gruas së masakruar në Mallakastër: Familjet kanë pasur konflikte, shteti të ndërhyjë

nga Albina Hoxhaj

Mjaftoni Saliaji, kunata e viktimës Drita Saliaji, e cila u mbyt nga nipi i burrit të saj i ka bërë apel shtetit që të vendosë mbi çështjen ose do të ketë vetgjyqësi. Ajo thotë për News 24 se familjet kishin konflikte të vazhdueshme dhe kërkon që familja e nipit të burrit të Drita Saliajit të largohet nga fshati Gjerbës ose situata do të përkeqësohet. Ajo tregon dhe se si ka ndodhur ngjarja ku djemtë shkuan për vizitë ndërsa Drita Saliaji i kishte nxjerrë kafe dhe raki për t’i gostisur, më pas ka ndodhur vrasja.

“Kërkojmë drejtësi nga shteti. Kemi djem për të rritur edhe ne. Unë jetoj në Ballsh por vij se kam tokën. O vetëgjyqësi o të zhduket ky fis nga këtu. Nuk duam të shohim më se janë njerëzit më të këqinj që ekzistojnë. Të ikin nga ky vend, ti çojnë në Afganistan. Nga kush pres të ruhem unë? Nga kunata, nga kunati? Nuk e di si ka ndodhur ngjarja. Ata erdhën, gruaja i priti i dha kafe pastaj raki dhe ata kanë bërë atë që kanë bërë. Gruaja ka qenë e vetmuar se burri i ikte emigrant 1 muaj ose 2 muaj .

E bëri ai mund të bëhemi dhe ne kriminel. Shteti të marrë vendime. S’kam pse jetoj me frikë as bezdis njeri. As i hap derën dikujt, as i bie në qafë, as bezdis njeri. Kërkoj ndihmë. Jetoj me punën time, me djersën time. Prandaj ose do bëjmë vetëgjyqësi ose të zhduken fare. Unë tani kam frikë. E mora vesh ngjarjen nga Policia, Na njoftuan në 1:20 e natës. Në fillim na u raportua si zënkë. Unë jam prekur shumë si nënë. Kam 42 vite në këtë Fshat. Kam 30 vjet me gruan, me kunatën time. I gjetëm gjërat e lidhura këtu në shtëpi, edhe xhupin e kishte aty të hedhur. Po dridhem e gjitha sepse mua mu vra një person i familjes, padrejtësisht mbi një femër, mbi një nënë. Po të kishte bërë krim le ta kishin vrarë. Le ta kishin vrarë burrin se burrat burra janë dhe e kanë me njëri- tjetrin.”- tha kunata e Drita Saliajit. /bw/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!