Home Kronike Grabitja, Policia: një person mori 50 mijë lekë të reja dhe u largua me vrap

Grabitja, Policia: një person mori 50 mijë lekë të reja dhe u largua me vrap

nga Albina Hoxhaj

Policia e Tiranës ka reaguar pas grabitjes së ndodhur tek “Komuna e Parisit”. Sipas një njoftimi për mediat, Policia bën me dije se janë marrë 50 mijë lekë të reja nga një person dhe ky i fundit është larguar me vrap. 

NJOFTIM I PLOTË  

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap. Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!