Home Kronike Ekzekutohet me snajper pranë lokalit të tij në Mirditë pronari i një televizioni lokal

Ekzekutohet me snajper pranë lokalit të tij në Mirditë pronari i një televizioni lokal

nga Albina Hoxhaj

Një 47-vjeçar, emër i njohur për opinionin publik në zonë është ekzekutuar paraditen e sotme në Rrëshen. “BalkanWeb” mëson se bëhet fjalë për Kastriot Reçin, pronari i televizionit lokal “Media Plus” që operon në qarkun e Lezhës.

Mësohet se 47-vjeçari është qëlluar me snajper sapo ka dalë nga lokali i tij në Rrëshen. Ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit si dhe në Rrugën e Kombit.

Kjo është vrasja e dytë për këtë vit. Kujtojmë se pak para mesnatës së 6 janarit një biznesmen u vra në Bajram Curri.

Mirditë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.
Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!