Home Kronike Ekzekutimi i biznesmenit në Mirditë dyshohet për hakmarrje, vëllai iu vra dy vite më parë në Itali

Ekzekutimi i biznesmenit në Mirditë dyshohet për hakmarrje, vëllai iu vra dy vite më parë në Itali

nga Albina Hoxhaj

Biznesmeni Kastriot Reçi dyshohet se është vrarë për hakmarrje. 47-vjeçari vetëm dy vite më parë kishte humbur vëllain e tij në Itali. Gaspër Reçi u vra mbrëmjen e 28 prillit të vitit 2017 në Romë të Italisë. 43-vjeçari u qëllua me katër plumba rreth orës 23:30 të 28 prillit nga një makinë, teksa ishte duke ecur drejt banesës së tij në rrugën Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet nuk u identifikua asnjë autor i dyshuar për vrasjen. Dyshohet se dy vëllezërit ishin të përfshirë në aktivitete të dyshimta kriminale dhe kanë pasur përplasje me një grup tjetër për çështje droge. Të dy grupet dyshohet se operonin jashtë vendit.

Ndërkohë 47-vjeçari që u vra sot sapo doli nga lokali i tij në Rrëshen, ishte pronar i televizionit lokal me qendër në Lezhë M+. Ai nuk njihej si tip problematik në vend dhe nga opinioni publik në zonë gëzonte respekt.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!