Home Aktualitet Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditet Shqipëria

Ushtritë më të fuqishme në botë, ja ku renditet Shqipëria

nga Albina Hoxhaj

Kur bëhet fjalë për forcat ushtarake, asnjë vend në botë nuk i afrohet Kinës. Sipas vlerësimeve të Global Firepower, Republika Popullore aktualisht ka afërsisht 2,18 milion personel ushtarak aktiv në dispozicion të saj.

Me gati gjysmën e këtij numri në vendin e dytë dhe të tretë janë India dhe Shtetet e Bashkuara me përkatësisht 1.36 dhe 1.28 milion.

Sipas mediave të huaja Koreja e Veriut dhe Rusia janë vendet e vetme të tjera me më shumë se një milion fuqi punëtore. Tashmë Irani është në prag të luftës me Shtetet e Bashkuara, dhe renditet i 8-ti, me 523 mijë forca ushtarake.

Sipas renditjes në raportin e “Global Firepower”, Shqipëria renditet në vendin e 118 nga 137 vende në total. Në bazë të këtij raporti janë evidentuar 10 mijë ushtarë shqiptarë.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!