Home Aktualitet Shkollat si qendra komunitare, 270 institucione arsimore në shërbim të nxënësve pas orarit të mësimit

Shkollat si qendra komunitare, 270 institucione arsimore në shërbim të nxënësve pas orarit të mësimit

nga Albina Hoxhaj

“Shkollat si qendër komunitare” u ka mundësuar nxënësve të mund të përdorin mjediset e shkollave për kurse të avancuara, edhe pas orarit të mësimit.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë të ditur se janë 270 shkolla të cilat kanë shërbyer si qendër komunitare për vitin shkollor 2019-2020.

Referuar shifrave të publikuara nga ministria Arsimit thuhet se janë rreth 940 mësues të angazhuar në këto shkolla si dhe mbi 17 mijë prindër përfitues.

Shkolla “Qendër Komunitare”, shërben si shkollë miqësore për të gjithë ku zhvillohet partneriteti “shkollë-familje-komunitet” dhe bashkëpunohet për zhvillimin e potencialit të plotë të çdo nxënësi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!