Home Bota Takim Merkel-Putin për krizën SHBA-Iran-Irak

Takim Merkel-Putin për krizën SHBA-Iran-Irak

nga Albina Hoxhaj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të takohet të shtunën në Moskë me presidentin rus, Vladimir Putin, veçanërisht për krizën mes SHBA-së dhe Iranit, theksoi sot zëdhënësi i qeverisë gjermane.

”Dy drejtuesit do të diskutojnë gjithashtu për çështjet e aktualitetit, veçanërisht për Sirinë, Libinë, Irakun dhe Ukrainën”, konfirmoi Steffen Seibert në një konferencë shtypi në Berlin.

Po sot, kreu i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, i cili ka dyshime për përfundimin e marrëveshjes për programin bërthamor theksoi se kërcënimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të sanksionuar Irakun nuk janë një ndihmë e madhe.

“Nuk mendoj se mund të bindet Iraku me kërcënime, por më shumë me argumente”, nënvizoi Maas për radion publike “Deutschlandfunk”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!