Home Kronike Çështja e Shullazit, Vezaj: Si po e mbron kryetarja e KLGJ-së, mikja e Veliajt, rrezikon të dalë nga burgu

Çështja e Shullazit, Vezaj: Si po e mbron kryetarja e KLGJ-së, mikja e Veliajt, rrezikon të dalë nga burgu

nga Albina Hoxhaj

Seanca ndaj Emijano Shullazi është shtyrë sërish në Gjyàktën e Apèlit Kundër Krímit të Organizuar dhe Korrùpsionit. Flamur Vezaj në një postim në Facebook shprehet se Këshilli i Lartë i Gjýqësori po ndihmon Shullazin dhe bàndën e tij që t’i shpëtojë bùrgut.

Sipas Vezajt, kryetarja Naureda Llagami, e njohur ndryshe edhe si përfaqësuesja e besuar e Erion Veliajt po vazhdon të zbatojë me përpikmeri detyrat e Rilindjes, duke moszgjidhur problemin  e gjýkimit të Emiljano Shullazit dhe bàndës së tij. Ai shton më tej se KLGJ duke mos komanduar në kohë gjyqtare për gjykimin e kësaj dosje, rrezíkon lirimin para kohe të Emiljano Shulllazi. 

“Keshilli duke mos komanduar ne kohe gjýqtare per gjýkimin e kesaj dosje, rrezíkon lirimin para kohe te Emiljano Shulllazi, i cili duke shfrýtezuar afatet proceduriale te ligjit, rrezíkon te dal nga bùrgu dhe pastaj institucionet te alàrmohen, te nisin verifikimet e hetímet por gjithmone pasi i forti te dal ne ish-bllok per kafe! Por duke pare trendin e fundit te lirimit te shume krimíneleve, nuk habitem, se e gjithe kjo katrahure po ndodh si pasoje e kolàpsit te sistemit gjýqesor ne emer te reformes ne drejtesi!”, shprehet ai. 

Reagimi i plotë i gazetarit  

KLGJ-ja “ndihmon” Shullazin dhe banden e tij!
##
Keshilli i Larte Gjyqesor e kryesuar nga kryetarja Naureda Llagami e njohur ndryshe edhe si perfaqesuesja e besuar e Lali Erit po vazhdon te zbatoje me perpikmeri detyrat e Rilindjes! Kjo per faktin se nje nga kriteret kryesore per emerimin e saj ne kete poste ishte te ndihmoje me te gjitha mundesit te fortet, kriminelet, qe kane ndihmuar e ndihmojne Rilindjen! E kjo ndihme konsiston ne faktin se per gati 14 muaj ky Keshille nuk po bene asgje per te zgjidhur problemin e gjykimit te Emiljano Shullazit dhe bandes se tij ne Gjykaten e Apelit dikur per Krime te Renda e tashme ne ate te Posaçmen! Keshilli duke mos komanduar ne kohe gjyqtare per gjykimin e kesaj dosje, rrezikon lirimin para kohe te Emiljano Shulllazi, i cili duke shfrytezuar afatet proceduriale te ligjit, rrezikon te dal nga burgu dhe pastaj institucionet te alarmohen, te nisin verifikimet e hetimet por gjithmone pasi i forti te dal ne ish-bllok per kafe! Por duke pare trendin e fundit te lirimit te shume krimineleve, nuk habitem, se e gjithe kjo katrahure po ndodh si pasoje e kolapsit te sistemit gjyqesor ne emer te reformes ne drejtesi!
Pra, Emiljano Shullazi eshte denuar me 13 nentor 2018 nga Gjykata e Shkalles se Pare me 14 vite burg por ky vendim nuk eshte i formes se prere cka Shullazi e banda e tij vazhdojne te perfitojne nga qendrimi ne paraburgim! Pra sipas nje perllogaritje te thjeshte Shullazi, eshte arrestuar me 17 prill te 2016 (plot 3 vjet e 8 muaj ne paraburgim) cka nese ai denohet ne formen e prere gjate ketij muaji me te njejten mase denimi te dhene ne shkallen e pare, direkt atij i numerohet sikur ka vuajtur aferishte 7 vite burg me gjithe faljet tre mujoreshe per sjellje te mire (1 vit paraburgim numerohet 1 vit e 6 muaj burg) kjo per shkak te zvarritjes se gjyqit me modelin e “invalidit” Dritan Dajti! Nga keto llogaritje, Shullazit i mbetet me pas te bej vetem 7 vite te tjera burg, nese nuk aplikohet modeli i Luzim Berishes per lirimin e parakoheshem nga burgu, qe me shume mundesi te njejtin perfitimit do te kete edhe Shullazi!
Pra KLGJ-ja e cila u ngrit per te rregulluar sistemin e gjyqesorit po vazhdon me te njejten skeme si KLD-ja e dikurshme, qe ishte e pafuqishme per te zgjidhur zvarritjet e proceseve gjyqesore apo per te penguar gjyqtaret e papergjegjshem qe lironin e po lirojne nga burgu para afatit kriminel te ndryshem dhe me rrezikshmeri te larte shoqerore! E per te evituar keto lirime KLGJ-ja e kryesuar nga perfaqesuesja e Lali Erit duhet te veproje ne menyre urgjente, se ndryshe i bie qe po vazhdon ne te njejten rruge te KLD-se se dikurshme vetem me emer te ri KLGJ!

Ditën e sotme Gjykata e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë për herë të dytë, seancën gjyqësore për grupin “Shullazi”. Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e palës mbrojtëse të grupit, që i ka dërguar një shkresë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ku i kërkon të shprehet për dy gjyqtarët, Artur Kalaja dhe Etleva Temo. Sipas të pandehurve, dy gjyqtarët nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme, që u formua në muajin dhjetor. Pavarësisht se shkresa ka shkuar në KLGJ që më 23 dhjetor, ende nuk ka një përgjigje, duke bërë që gjyqi i Shullazit të shtyhet sërisht.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!