Home Bota Berlin, Merkel-Macron-Johnson: Irani të respektojë marrëveshjen bërthamore

Berlin, Merkel-Macron-Johnson: Irani të respektojë marrëveshjen bërthamore

nga Albina Hoxhaj

Liderët e Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe kanë kërkuar nga Irani që të zbatojë plotësisht marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të arritur mes fuqive të mëdha dhe Teheranit.

Deklarata e përbashkët e kancelares Merkel, presidentit Macron dhe kryeministrit Johnson vjen pas vendimit të Iranit, sipas të cilit ky i fundit nuk do të respektonte më kufijtë e pasurimit uraniumit.

”Ne i kërkojmë Iranit të tërheqë të gjitha masat që nuk janë në përputhje me marrëveshjen”, shkruajnë në një deklaratë të përbashkët Merkel, Macron dhe Johnson.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!