Shkresat/ Përplasja Balluku-Qato, anulimi i Kardhiq-Delvinë

Read Time:3 Minute, 16 Second

Tenderi i rrugës Kardhiq-Delvinë dhe anulimi i tij për shkak se Komisioni i Prokurimeve Publike ndryshoi fituesine e paracaktuar nga ARRSH eshte rasti i paprecedent, ne gjithe historine e konsecioneve pa garë të zhvilluara nga qeveria Rama.  Anulimi i investimit më të madh rrugor për vitin 2019, u cilësua një ditë më parë nga Ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku si shtyrje e procesit me argumentin se ka një projekt tjetër i cili është më emergjent, pa e thënë se cili është ai. “Kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar”, tha Balluku për këtë projekt  te cilësuar nga kryeministri Rama në shtator 2018,  si i lënë rrugëve nga qeveria para pese viteve.

Tani është Rama ai që e la këtë investim rrugëve. Përtej qëndrimeve absurde te Kryeministrit dhe minsitres Balluku, shkresat  e ARRSH, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Infrastruktures të siguruara nga Shijak televizion, për këtë tender, dëshmojne për përplasje ligjore dhe institucionale.  Procedurat e tenderit u hapen me 17 qershor të këtij viti.  Pasi ARRSH skualifikoi 5 ofertat më të ulëta dhe shpalli fituese ofertën me çmimin më të lartë, atë të konsorciumit te tre kompanive dy shqiptare dhe nje italiane, me vone Komisionin e Prokurimit Publik gjeti veprimet antiligjore te ARRSH dhe ja dha tenderin ofertes më të ulet, e cila e zbriste faturen me 4 milionë euro. Ndërkohë që konosorciumi  do të ndërtonte tunelin e Kardhiqit për një çmim prej 19 milionë euro, ose 4 milionë euro më shumë se sa oferta më e ulët.

ARRSH refuzoi një muaj të zbatonte vendimin e Komisionit të Prokurimeve Publike.  Ndërkohë me 30 gusht Ministrja Belinda Balluku i dërgon shkresën Autoritetit Rrugor të vijojë me anulimin e procedurës së prokurimit për ndërtimin dhe supervizionin e punimeve të Rrugës Kardhiq Delvinë loti7. Ministrja sugjeron transferimin e  projektit ne programin e buxhetit afatmesem 2020-2022.  Në mungesë argumentesh në këtë shkrese Balluku perfshin edhe FMN, duke e marre si reference rekomandimin per reduktimin e borxheve. Me date 3 shtator ARRSH pasi ka marrë shkresën e Ministres Balluku ia përcjelle atë Komisonit të Prokurorimit Publik, te cilit i kërkon  vlerësimin e anulimit të dy procedurave të prokurimit në mënyrë që Autoriteti kontraktues të plotësonte kërkesën e Ministres Balluku për anulimin e tenderit perkates. Shkresa e firmosur nga drejtorja e ARRSH Sonila Qato. E njëta drejtore një ditë më pas i dërgon një shkresë  Ministres Balluku, në të cilën bëhet e ditur së anulimi i tenderit me argumentime  rialokimit të fondeve në projekte strategjike bie ndesh me Ligjin për prokurimet publike. Qato saktëson se në nenin 24 të këtij ligji në asnjë rast nuk përfshihet praktika për anulimin e kërkuar nga Minsitria e Infrastruktures.  Gjithashtu Qato bazuar ne projekt, thotë se pa përfunduar loti 7 pra tuneli i Kardhiqit, asnjë prej pjesëve të tjera të rrugës nuk mund të vihet në shfrytëzim. Pra ndryshe nga vendimi i 17 qershorit kur skualifikoi 5 ofertat më të ulta dhe zgjodhi fitues konsorciumin me cmimin më  të larte, ARRSH me 4 shtator doli me një qendrim tjeter, për mosanulimin e  tenderit për fituesin e ri të shpallur së fundi nga Komisioni i Prokurimit Publik. Për pasojë  Ruga Kardhiq- Delvine mbetet rrugëve, pasi kryeministri Rama, Belinda Balluku, Sonila Qato  por dhe te tjerë bizsnemenë pranë Partise Socialiste kanë mosmarrëveshje të forta me kontratat financiare mes tyre, të konfirmuara edhe në shkresat  e tyre ligjore.

Shijak Televizion publikoi shkresat e anulimit te tenderit nga Ministrja Balluku, qendrimet me dy standarde te ARRSH, pro çdo fituesi të  zgjedhur nga Komisioni i Prokurorimeve Publike,  që nxjerr zbuluar Autoritetin Kontraktues per favorizim te dejtëpërdrejtë të firmës për ndërtimin e rruges Kardhiq- Delvinë. Në vijim do të keni mundesi te njiheni me emrat që qëndrojne pas drejtuesve që paracaktojne fituesin e  tenderit. Në të  është perfshire dhe nje deputet i vjeter i Partisë Socialiste përmes biznesit të të birit. Së shpejti emrat…

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Shpëtimi i shqiptarëve – shkatërrimi i dyshes Rama-Thaçi
Next post Radio Nova/ 24 orë transmetim live. Muzikën e ndaluar të viteve 80-90. Na ndiqni ne NovaMedia.al