Home Aktualitet Stuhia me erë të fortë në Tiranë, 5 qytetarë përfundojnë në spitalin e Traumës

Stuhia me erë të fortë në Tiranë, 5 qytetarë përfundojnë në spitalin e Traumës

nga Albina Hoxhaj

Pesë persona kanë marrë lëndime të ndryshme pas stuhisë së fortë që përfshiu dje Tiranën. Mësohet se 5 qytetarë kanë mbetur të lënduar nga rënia e objekteve të ndryshme që kanë rënë nga era dhe janë paraqitur në spitalin e Traumës për të marrë mjekim. Pas marrjes së mjekimit, të lënduarit janë larguar për në shtëpi.
Era e djeshme në Tiranë arriti shpejtësinë deri në 77 km në orë. Një depozitë ra nga një pallat në Komunën e Parisit ndërsa pati pemë të thyera e tabela të rëna. Edhe pema e Vitit të Ri në qendër të qytetit u rrëzua nga era.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!