Home Politike Zgjedhjet në Kroaci, Balla mbështet hapur Milanoviç: Urime, je drejt fitores

Zgjedhjet në Kroaci, Balla mbështet hapur Milanoviç: Urime, je drejt fitores

nga Albina Hoxhaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mbështetjen e tij për kandidatin social-demokrat Zoran Milanoviç në Kroaci, ku sot u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në një status në Twitter, Balla shkruan se miqtë e tij janë drejt fitores dhe se i mbështet forcat progressive që garojnë në zgjedhje.

Postimi i kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla: Mbështetje për miqtë tanë social-demokratë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Në jemi me forcat progresive që garojnë në zgjedhje. Forcat progresive në vend po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme, pasi sondazhet tregojnë fitoren e kandidatit për president Zoran Milanoviç. Urime!  

Statusi i Ballës

Rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, zgjodhën sot në Kroaci mes presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviç.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!