Home Aktualitet Stuhi ere në Tiranë, bashkia në gatishmëri në ndihmë të qytetarëve

Stuhi ere në Tiranë, bashkia në gatishmëri në ndihmë të qytetarëve

nga Albina Hoxhaj

Tirana është përfshirë pasditen e së dielës nga një stuhi e fortë ere e cila ka rrëzuar disa pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit, ndërsa punonjësit e bashkisë janë në terren duke punuar për rikuperimin e dëmeve dhe në ndihmë të qytetarëve.

Era e fortë ka rrëzuar edhe Pemën e madhe të Krishtlindjeve në sheshin “Skënderbej”.

Bashkia e Tiranës, ka publikuar foto nga vendet ku era ka rrëzuar pemët dhe njofton qytetarët e kryeqytetit të bëjnë kujdes dhe të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë rënien.

“Për çdo problem raportoni te numri i emergjencës 112. Punonjësit tanë ndodhen në terren në ndihmë të çdo qytetari”, njofton Bashkia Tiranë.1 nga 9  

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!