Home Kronike Shpërthim me lëndë plasëse në Shkodër, banesës në Grudë të Re i vihet tritol, tronditen familjarët

Shpërthim me lëndë plasëse në Shkodër, banesës në Grudë të Re i vihet tritol, tronditen familjarët

nga Albina Hoxhaj

Pak orë pasi ndodhi shpèrthimi i fuqishëm në banesen e shefit te policise në Shkoder, një tjetër shpèrthim i fortë ndodhi në fshatin Grudë e Re në Shkodër.

Shpèrthimi me tritol ka ndodhur në banesën e Kolë Bungajës mbrëmjen e djeshme dhe lënda plàsëse ishte vendosur në portën hyrëse të banesës. Si pasojë e shpèrthimit ka pasur dëme materiale.Banorët ishin në shtëpi në gjumë në momentin e shpèrthimit.

Menjëherë familja Bungaja pasi ka parë këtë shpërthim të fuqishëm ka njoftuar policinë vendore të Shkodrës.  

Efektivët kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur menjëherë hetimet. Familja Bungaja nuk ka një dyshim përse ka ndodhur kjo ngjarje ndërsa kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!