Home Politike Dënimi i Salianjit, zbardhet vendimi i Gjykatës për ish-deputetin: Bëri kallëzim të rremë jashtë fushës politike

Dënimi i Salianjit, zbardhet vendimi i Gjykatës për ish-deputetin: Bëri kallëzim të rremë jashtë fushës politike

nga Albina Hoxhaj

Gjykata Penale ka zbárdhur vendimin ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianjin, i cili u dënua me 1 vit burg pasi u shpall fajtor për “kallëzim të rremë”.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interesa politike të tij dhe të PD-së duke e stistur të gjithën për ta publikuar më pas në media, ku pretendohej se Albert Veliu i njohur si Babalja fliste në telefon me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, Agronin. 

Biseda e stimuluar mes Albert Veliut dhe Fredi Alizotit është regjistruar në janar 2018 në një mjet përgjimi stilolaps të cilin Albert Veliua ia ka dorëzuar Ervin Salianjit, ndërsa të dy bashkë janë takuar që një vit më parë.

“Biseda e stimuluar mes Veliut dhe Alizotit në janar 2018. Biseda e stimuluar mes Veliut dhe Alizotit në janar 2018. Nga tabulatet rezulton se zërin e Agron Xhafës e bëri Alizoti. Kallëzimi i rremë jashtë fushës politike të deputetit.  Më 20 tetor 2017 Veliu ka biseduar me Salianjin 51 sekonda. Deklarimet e Salianjit nuk dhanë prova për trafik nga ana e Geron Xhafës.  Përveç audio- përgjimeve të pandehurit nuk i lidh asgjë tjetër. Pas publikimit të audio- përgjimit ka biseda kompromentuese. Salianji realizoi takimin e Babales me gazetarin Olldashi. Në tetor 2017 Albert Veliu ka takuar Ervin Salianjin. Salianji u përfshi në kallëzim të rremë për interes politik të PD,”-thuhet ndër të tjera.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!