Home Kronike Aksidenti në punë, policia e Korçës arreston dy persona

Aksidenti në punë, policia e Korçës arreston dy persona

nga Albina Hoxhaj

Policia e Korcës ka vënë në pranga dy persona për vdekjen e punëtorit të ndërtimit Elvis Josifi. Të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, është përgjegjësi teknik 67-vjeçari me iniciale F.P dhe manovratorin e firmës së ndërtimit A.Z., 41 vjeç, që kryente punime në pallatin në të cilin u aksidentuan gjatë punës dy punëtorë, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për sqarimin e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 03.01.2020, ku në lagjen nr.9, në një pallat në ndërtim, gjatë punës u aksidentuan dy punëtorë njëri prej të cilëve për pasojë gjeti vdekjen, ndërsa tjetri ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.

F.P dhe A.Z dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt, është dëmtuar një segment metalik i presës, i cili ka goditur në kokë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit E.J., 36 vjeç, si dhe ka dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasin P.F., 59 vjeç, të dy banues në Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ngjarja ndodhi mesditën e së premtes në Korçë, në një kaniter ndërtimi në afërsi të Pazarit të Vjetër, ku humbi jetèn punëtori Elvis Josifi, 36 vjeç. Mësohet se punëtori ishte duke punuar në katin e katërt të pallatit, në momentin që i ra vinçi mbi kokë. Ai humbi menjëherë jetën nga plagët e marra.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!