Home Aktualitet Fluks në Urgjencën e Infektivit, 3 raste në ditë me lijë dhe zjarr nate

Fluks në Urgjencën e Infektivit, 3 raste në ditë me lijë dhe zjarr nate

nga Albina Hoxhaj

 Në urgjencën e spitalit infektiv në Tiranë janë shtuar rastet që paraqiten me shenja të virusit të lijës së dhenve dhe të sëmundjes së zjarrit të natës. Shefja e infektivit, Najada Çomo, thotë qytetarët duhet të bëjnë kujdes, pasi temperaturat e ulëta favorizojnë dhe prekjen nga gripi.

Në ditët e para të vitit 2020, në urgjencën e infektivit janë paraqitur mesatarisht tri qytetarë në ditë të prekur nga virusi i lijës së dhenve dhe të sëmundjes së zjarrit të natës.

Në një intervistë për RTV Ora, shefja e shërbimit të infektivit Najada Çomo apelon qytetarët që të bëjnë kujdes, pasi vihet re një tendencë rritëse e këtyre sëmundjeve.

Najada Çomo: Kur ke 2 apo 3 do të thotë që numri është më i madh për arsye se të paktën lija e dhënëve është infeksion që përhapet nga njeriu te njeriu. Ndërsa zjarri i natës nuk përhapet. Një pjesë marrin mjekim dhe mjekohen në kushte shtëpie.

Nga ana tjetër, temperaturat e ulëta, kanë shtuar edhe rastet e gripit. Në urgjencë, paraqiten rreth 80 persona në dite.  

Najada Çomo: Janë dhe personat që kanë sëmundshmëri kronike që janë më vurnerabël për tu sëmurur nga infeksione të ndryshme, siç janë ato respiratore apo infeksione të sistemit nervor qendror, siç janë meningitet apo encefalitet për arsye se nuk janë sëmundje të lehta. 

Çomo shprehet se janari pritet të sjellë një numër më të lartë të të infektuarve me grip, teksa këshillon qytetarët që të shmangin kontaktet me personat e sëmurë.

Mjekja shprehet se qytetarët duhet të bëjnë kujdes dhe me ushqimet që konsumojnë gjatë festave, pasi intoleranca ushqimore, alkooli dhe temperaturat e ulëta, ndikojnë negativisht në gjendjen shëndetësore të njeriut.

Marrë nga Ora News

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!