Home Politike LSI: Dënojmë sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd, hetim të plotë dhe ndëshkim fajtorëve

LSI: Dënojmë sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd, hetim të plotë dhe ndëshkim fajtorëve

nga Albina Hoxhaj

LSI në një vijë me aleaten opozitare PD dënon sulmet ndaj ambasadës malazeze në Beograd nga huliganë serbë. Sipas saj, ngjarja kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim fajtorëve pasi përfaqësitë diplomatike janë të paprekshme dhe këto vepra dëmtojnë bashkëpunimin mes shteteve që shkon kundër objektivave për integrimin në BE.

Deklarata e plotë

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon me forcë sulmin ndaj ambasadës së Republikës së Malit të Zi në Beograd.

Në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare për paprekshmërinë e përfaqësive diplomatike, kjo ngjarje kërkon hetim të plotë dhe ndëshkim të fajtorëve.

Ne vlerësojmë se ngjarje të tilla dëmtojnë marrëdhëniet e bashkëpunimit mes shteteve, si dhe shkojnë kundër frymës të fqinjësisë së mirë dhe të integrimit mes dy vendeve që kanë objektiva të përbashkëta për Integrimin në Bashkimin Evropian.

Integrimi i vendeve të rajonit tonë mes tyre dhe me Bashkimin Evropian do të ndodhë pasi secili vend të ketë garantuar standartet e maturisë politike, paqes, të sigurisë, të bashkëpunimit mbi vlera të përbashkëta të Evropës së Bashkuar.

Lajme te ngjashme