Home Sport Tirana fluturon në krye! Fili nderon Luftëtarin, paqe në Durrës

Tirana fluturon në krye! Fili nderon Luftëtarin, paqe në Durrës

nga Arian

Tirana ecën me hap kampioni në këtë fillim sezoni. Bardheblutë koleksionojnë suksesin e radhës duke mposhtur 3-1 Skënderbeun dhe ngjiten përkohësisht në krye të tabelës së renditjes në pritje të ndeshjes që Kukësi do të luajë të dielën.

Në takimin e zhvilluar në “Selman Stërmasi”, bardheblutë kanë dominuar rivalin, teksa kanë realizuar golin e parë me anë të anglezit Majkëll Ngo në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Në 45 minutat e dyta bardheblutë vuajnë t’i vënë kapak sfidës dhe i japin mundësinë Skënderbeut të reagojë, me korçarët që barazojnë në të 66-ën me anë të Pollozhanit.

Por Tirana nuk dorëzohet dhe karta fituese për Memën është edhe njëherë Grent Halili, që i futur si zëvendësues, gjen golin e avantazhit në të 85-ën pas një gjuajtje të saktë me kokë. Për ta vulosur përballjen mendoi Hoxhallari me golin e tij në minutën e 90-të.

Tirana ngjitet në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Skënderbeu pas 4 javësh mbetet me 6 pikë teksa ka pësuar dhe humbjen e dytë radhazi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!