Home Politike Kryetarja e LRI: Boll me marrëveshje qorre!

Kryetarja e LRI: Boll me marrëveshje qorre!

nga Albina Hoxhaj

Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi e ftuar në Report Tv ka folur mbi zhvillimet politike. E pyetur nëse mund të ketë sërish një marrëveshje si e 2017, ajo u shpreh se marrëveshjet e fshehta nuk i shërbejnë qytetarëve dhe problemeve të tyre. Kërpaçi u shpreh se duhet një dialog i hapur dhe transparent.

Për hir të së vërtetës u anashkalua pak në 2017 LSI-ja, duhet ta pranojmë në marrëveshjen që u bë, nëqoftëse ka një përsëritje të kësaj marrëveshje ju do të ishit dakord?

Tani këtu do t’ju jap mendimin tim si e re, si e re jam absolutisht kundër marrëveshjeve qorre, marrëveshjeve të cilat janë në kundërshtim dhe që nuk i shërbejnë qytetarëve shqiptarë, absolutisht nuk mund të vazhdojë vendi jonë dhe e mira e përbashkët e shoqërisë tonë me marrëveshje të cilat bëhen nga dy nga tre, çfarë rëndësie ka sesa palë janë por që nuk janë transparente për qytetarët shqiptarë. Për mua si Floid, për mua si politikane por edhe si e re drejtuese në vend është shumë e rëndësishme që dialogu, marrëveshjet të jenë të hapura të jenë transparentë t”i përfshijnë, të jenë më integritet ku të gjithë aktorët, shoqëria civile, qytetarët të jenë njohës të këtyre marrëveshjeve të këtyre dialogëve dhe të jenë pjesëmarrës dhe të japin verdiktin e tyre sepse këtu nuk bëhet fjalë për dy, tre, katër, pesë persona, këtu nuk bëhet fjalë për pesë, gjashtë apo shtatë drejtues, këtu bëhet e për interesat e tyre por këtu apo për një marrëveshje qorre, por këtu bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, për sesi do të shkojë e ardhmja e integrimit europian të Shqipërisë dhe se çfarë do të bëhet me situatën ekonomike të familjeve shqiptare, këtë gjë duhet ta kuptojmë dhe duhet t”i japim fund marrëveshjeve qorre dhe marrëveshjeve të mbyllura dhe të hapim një fazë të re ku ka dialog, ka integritet dhe përfshihen dhe aktorë të tjerë dhe është transparentë për qytetarët shqiptarë.

PD dhe kryetari i saj Lulzim Basha kanë deklaruar se janë duke përgatitur një platformë kombëtare së bashku edhe me aleatët në mënyrë që të prezantojnë një alternativë tjetër te qytetarët ndryshe nga qeveria e krimit që është në pushtet, po citoj këtu Z. Basha. Jeni të përfshirë ju te kjo platformë dhe çfarë përmban, çfarë mund të na zbulosh më tepër rreth kësaj?

Patjetër, kjo është detyra dhe është përgjegjësia jonë si forca politike edhe si drejtues për të qenë dhe për të sjellë një alternativë në Shqipëri. Një alternativë e cila është ndryshe nga alternative që ka sjellë Rama. Alternativa jonë mbështet qytetarët, alternativa jonë mbështet të rinjtë dhe të rejat, alternativa jonë mbështet familjet e thjeshta, bizneset e vogla, mbështet qytetarët e thjeshtë të vendit në kundërshtim me Z. Rama i cili ka zgjedhur të ketë një mision dhe një qëllim të qeverisë së tij që t’i shërbejë 5 oligarkëve dhe 5 njerëzve të pasur dhe të vazhdojë t’i pasurojë ata. Unë mund t’iu them që, ashtu siç e ka thënë edhe Znj. Kryemadhi, që ne jemi duke punuar për një platformë e cila mbështet të rinjtë dhe të rejat të cilët janë nën moshën 30 vjeç. Të rinj të cilët hapin një biznes ose janë të punësuar në biznese në fusha dhe në drejtime të caktuara, të mos paguajnë asnjë taksë. Pra të kenë taksë zero dhe kjo ka vetëm një qëllim, ka qëllimin për të mbajtur të rinjtë në Shqipëri, për të punuar këtu, për të hapur vende të reja pune…

Më 17 dhe 18 tetor është një vendim i rëndësishëm nga KE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Nëse Shqipëria e merr atë dritë jeshile që besoj dhe ju e dëshironi pavarësisht gjithë kritikave, është kjo një farë anashkalimi i të gjitha atyre që ka denoncuar opozita?

Hapja e negociatave është një gjë qe ne të gjithë si qytetarë shqiptarë e duam sepse në fund të ditës ne jemi qytetarë të vendit tonë dhe hapja e negociatave do të thotë më shumë mirëqenie ekonomike për familjet, më shumë prosperitet dhe një mundësi më shumë për vendin tonë. Por që të hapen negociatat duhet që të jenë përmbushur disa detyra, që nuk duken se janë përmbushur  dhe po  të analizojmë pak takimin e djeshëm të Ramës me Merkelin unë mund të them edhe nga burimet e mia se nuk ishte një takim dhe në atë takim nuk është se u diskutua diçka me z.Rama sepse diskutimi me z.Rama u mbyll në 19 prill të 2019 ku iu dhanë detyrat që duhet të plotësonte. Por ishte një mesazh nga kancelaria Merkel me shumë diplomaci finese drejtuar qytetarëve shqiptarë për ti treguar se ka ardhur koha për të ndryshuar drejtuesin, se ka ardhur koha që të plotësohen detyrat, të cilat janë të përcaktuara, duhet që të ketë drejtues të përgjegjshëm dhe duhet që qytetarët shqiptarë ta marrin vetë fatin e vendit në dorë. Kështu që unë mendoj që mesazhi ka qenë shumë i qartë për të gjithë qytetarët shqiptarë që tashmë duhet të tunden përballë kësaj situatë, të ndryshojnë drejtuesin sepse vetëm me drejtues të përgjegjshëm detyrat mund të plotësohen dhe ne mund të jemi më afër integrimit evropian. Me drejtues të papërgjegjshëm që e çojnë vendin në këtë situatë ku jemi sot padiskutim që askush nuk mund të na japë asgjë falas dhe lëmoshë. Por  është detyra jonë dhe është përgjegjësia jonë , as nuk mund të vijnë të tjerët  të na i bëjnë detyrat. Z.Rama ka ngelur në klasë dhe nuk e ka kaluar këtë provim që do ti kushtojë Shqipërisë  dhe do ti kushtojë shqiptarëve papërgjegjshmëria e tij.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!