Home Politike Dosja “Babani”, PD paralajmëron publikimin e fakteve të reja

Dosja “Babani”, PD paralajmëron publikimin e fakteve të reja

nga Albina Hoxhaj

Partia Demokratike pas publikimit të dosjes së Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut, publikoi dosjen e Mark Babanit. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi  deklaroi se do të publikojë javën e ardhshme dokumente të tjera, të cilat vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Mark Babani.

“Largimi i kriminelëve nga pushteti është një betejë e gjatë e Partisë Demokratike, janë larguar mbi 300 persona. Shkodra, Vora dhe Vau i Dejës janë vetëm tre më të fundit. Edhe Pjetri e mohoi dënimin e tij në Itali. Në momentin që PD bën një denoncim publik, ka fakte dhe dokumente akuzën që bën. Ne nuk provojmë dot, kjo është detyrë e prokurorisë. Brenda javës që vjen çdo informacion i poseduar nga ne do t’i bëhet prezent publikut. Nuk është prezantuar nga ana jonë deri tani jo se kemi dalë blof. Ne nuk luajmë blofin. Do prezantojmë dokumentaconin. Prokurorisë për rastin e Valdrin Pjetrit dhe Agim Kajmakut i kemi vënë në dispozicion më shumë dokumenta saç kemi bërë publike. Mark Babani mendon se mund të fshehë identitetin. Edhe nuk e bën Prokuroria, do ta bëjmë ne bashkë me ndihmën e çmuar të ndërkombëtarëve. Ne kemi patur bashkëpunimin e tyre, jo në të gjitha rastet. ata njësoj si ne duan që krimi i organizuar të mos fusë në dorë institucionet. Për datën 4 prill i 1994 kam pyetur Mark Babanin, nëse ai hesht unë do t’i përgjigjem me dokumenta. Testoni ndershmërinë e tij,”-tha Bardhi.

Partia Demokratike ka deklaruar se do të publikojë disa dosje të eksponentëve të PArtisë Socialiste të cilët janë të implikuar në trafiqe brenda dhe jashtë vendit.

Lajme te ngjashme