Home Aktualitet Radhë të gjata për aplikim për pasaportë, qytetarët në Sarandë dhe Cërrik e kalojnë natën pranë sporteleve

Radhë të gjata për aplikim për pasaportë, qytetarët në Sarandë dhe Cërrik e kalojnë natën pranë sporteleve

nga Albina Hoxhaj

Për të aplikuar për paraportën biometrike shqiptarëve iu duhet të qëndrojnë në radhë të gjata. Por jo vetëm kaq, shumë prej tyre kanë qëndruar deri në mesnatë për të bërë aplikimin për pasaportën, pasi ka pasur rradhë të gjata në sportelet e bashkive.

Raportohet se në qytetin e Sarandës, qytetarë të zënë radhë në sportele për të bërë aplikimin që në orës 04:00 të mëngjesit.  E njëjta situatë është edhe në Cërrik,  ku radhët për aplikim për dokumente biometrike kanë vijuar deri pas mesit të natës.

Kjo situatë ndodh pasi shumë emigrantë janë kthyer në vendin tonë  për festat e fundvitit. Por kjo vetëm kjo, shumë personave iu ka mbaruar afati i dokumenteve biometrike dhe u janë kthyer sporteleve për të aplikuar.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!