“Edhe Kruja nën hetim për krime elektorale”| Ja çfarë pritet të ndodhë në janar. Dosja që fundos zyrtarët

Read Time:57 Second

Krimi elektoral duket se është shtrirë deri në Krujë. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pas Durrësit dhe Dibrës, hetimet kanë nisur edhe në krujë për shit-blerje votash.

Një pohim të tillë ai e bëri për “Top Channel”, por nuk dha detaje të mëtejshme se kush janë emrat e përfshirë për blerjen e votave.

“Ka zyrtarë të lartë në nivel qendror dhe lokal të PS që janë përfshirë në një skemë të manipulimit të votimeve nëpërmjet blerjes se votës apo përdorimit te emigrantëve për votime fiktive në zgjedhjet moniste të 30 qershorit”, u shpreh Gazment Bardhi.

Ai kërkoi nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion që hetimet të mos ndalen vetëm në këto tre zona, por të shtrihen edhe në Tiranë, pas përgjimeve që dolën për “Zogun e Tiranës”, i cili po ashtu ishte i përfshirë në shi-blerje votash.

Gazment Bardhi paralajmëroi se në fillim të janarit Partia Demokratike do të drejtohet në dyert e SPAK për të bërë kallëzime për aferat korruptive të qeverisë.

“Në fillim të janarit do kemi depozitime të kallëzimeve nga PD për afera korruptive të kësaj qeverie”, tha Gazment Bardhi

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Tjetër shtyrje për vlefshmërinë e pasaportave diplomatike. Çfarë parashikon vendimi i ri i qeverisë
Next post SPAK mbyll hetimet për dosjen e parë për tetë persona. Zbardhet skema e trafikut të drogës Tepelenë-Fier-Elbasan. Emrat e të akuzuarve dhe rolet